PSD me mesazh të qartë: Kundër Asociacionit
Zyrtarë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës janë mbledhur së bashku për të pritur përfundimin e takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E pamje nga pritja e tyre e ka shpërndarë në Facebook, Asdren Shala i kësaj partie, ku në mesin e tyre shihet edhe kryetari Dardan Molliqaj.
Krahas kësaj fotografia, Shala ka shkruar shkurtimisht një mesazh të qartë.
“Kundër Asociacionit”. – ka shkruar Shala.
Në këtë momente është duke u zhvilluar takimi në Ohër në mes të Kurtit dhe Vuçiq, ku sipas mediumit Radio Evropa e Lirë, takimi ka vazhduar pas një pauze të shkurtër.
