PSD mbledh kuvendin e partisë më 28 janar
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se më 28 janar, duke filluar nga ora 11:00, do të mbajnë mbledhjen e Kuvendit të Partisë.
Kështu ka njoftuar sekretari organizativ i kësaj partie, Nol Nushi.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë anëtaret dhe delegatët së për informacione shtesë mundtë kontaktojnë ose të paraqitën në sekretariatin e partisë.
Ai gjithashtu ka publikuar edhe rëndin e ditës për këtë mbledhje.
Postimi i plotë:
Thirrje per anetaret!
Te dielen e ardhshme, me 28 janar, nga ora 11:00 ne sallen e Hotel Grand ne Prishtine, PSD mbane mbledhjen e Kuvendit te Partise.
Te gjithe ju anetare delegate mund te na kontaktoni ose te paraqiteni ne sekretariatin e partise per infot qe mund t'iu interesojne.