PSD mban konferencë për media, Molliqaj flet për programin e ri "Bazë"
Kryetari i Partië Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj do të mbajë sot konferencë për media.
Kështu ka njoftuar zyrtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila ka bërë të ditur se konferenca fillon në ora 11:00 dhe mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Në këtë paraqitje për media do të shpaloset programi i ri “Bazë”.
Shkrimi i saj:
Sot, me datën 12 tetor (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, PSD do të fillojë fushatën e saj me programin e ri "Bazë", me ç'rast do të mbahet edhe konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Konferenca do të mbahet në sheshin "Skënderbeu".
Ju ftojmë ta ndiqni!