PSD-ja vazhdon fushatën në Klinë: Shëndetësia publike është shkatërruar e anashkaluar - NACIONALE

PSD-ja vazhdon fushatën në Klinë: Shëndetësia publike është shkatërruar e anashkaluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate ka vazhduar fushatën në komunën e Klinës për ta prezantuar programin e tyre.

Përmes një njoftimi për medie, PSD-ja ka vlerësuar se shëndetësia publike në Kosovë është e shkatërruar e anashkaluar

“Shëndetësia publike në Kosovë është e shkatërruar e anashkaluar. Privatizimi i shëndetësisë ka ngjizur e lulëzuar si pasojë. E dihet që sa më private shëndetësia aq më e kushtueshme për qytetarët. Bazë propozon implementimin e një sistemi shëndetësor publik e universal. Me një investim prej 300 milionë eurosh qysh në start, ne synojmë përmirësimin thelbësor të infrastrukturës, sigurimin e barnave për qytetarët dhe rritjen e pagës substancialisht për stafin mjekësor. Shëndeti është prioritet i pazëvendësueshëm. Nesër jemi në Deçan dhe Junik”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

Lajme të ngjashme