PSD-ja ngjyrosë me te zezë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës
Partia Socialdemokrate ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës.
Përmes një aksioni simbolik, kjo parti sot ka ngjyrosur me ngjyrë të zezë një pjesë të objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë mënyrë, kjo parti ka treguar për mungesën e transparencës së qeverisë në shumë fusha.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveri e mbyllur.
“Ajo që mund të thuhet me gojën plotë është që Kosova nuk ka pasur Qeveri më të mbyllur për opinionin publik dhe mediet, dhe dialog më të mbyllur nuk ka pasur sesa që është duke e zhvilluar kjo Qeveri”, ka thënë Molliqaj.
