Edhe veteranët me PSD-në kundër Trendafilovës, Molliqaj në kafe me kryeveteranin e Gjilanit - NACIONALE

Edhe veteranët me PSD-në kundër Trendafilovës, Molliqaj në kafe me kryeveteranin e Gjilanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Mehmeti, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës për Gjilan, është parë duke pirë kafe e duke u përgatitur për protestën që do të zhvillohet pasnesër në këtë qytet.

Mehmeti shihet pranë kryetarit të PSD-së, z. Dardan Molliqaj dhe aktivistit e ish kryetarit të Kamenicës, z. Qëndron Kastrati.

"Duke u bërë gati për Protestë për të mërkurën në orën 10:00" - ka shkruar ai.

Të mërkurën në Gjilan do të jetë edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës i kanë thënë Nacionales se nuk e dinë nëse do të marrin pjesë në këtë protestë, por marrë parasysh mbështetjen e z. Mehmeti, atëherë del se qëndrimi është përcaktuar.

Lajme të ngjashme