PSD-ja me aksion simbolik: I shpallin Hamzën e Abdixhikun anëtarë nderi në VV
PSD-ja ka realizuar një aksion simbolik ditën e sotme.
Ata kanë shpallur anëtar nderi të VV-së, Bedri Hamzën e Lumir Abdixhikun.
Dardan Molliqaj tha se opozita ka dështuar.
“Po, siç po e shihni, jemi para zyrës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njëjtë sikur te PDK-ja, edhe te LDK-ja e prurëm kartelën e anëtarësisë, sepse për neve edhe kryetari Abdixhiku, po edhe LDK-në, e ka shndërru në një degë të Vetëvendosjes. Ato që i thamë më herët, çka mundem me shtu për LDK-në është se ky kryetar me qasjen që e ka: i ashpër ndaj kundërshtarëve të brendshëm politikë e tepër i butë, për mos me thënë servil, ndaj Kryeministrit të Kosovës”, tha ai.
“Pra, kom t’u u thy, t’u lyp me ia bë një zgjidhje për mos me shku në zgjedhje. Po krejt Kosova i ka lutë partitë politike, LDK-në në veçanti, bile edhe Vetëvendosja e lutke LDK-në: “hajde ta bëjmë një koalicion”, thojke “jo”. Tash pse po thotë “tash vjen stabiliteti institucional”? Një vit nuk na u desh stabiliteti institucional? Sepse kanë llogaritë që Albin Kurti me bllokada bie, e këta e rritin, e mbajnë hisen pak më të madhe. Prandaj kjo qasje e opozitës është naive dhe është vetëm për interesa të ngushta. Mos mendoni që s’e dinë këta, as çka kanë bë, as çka janë duke bë. Po ne duhet me qenë – qytetarët e Republikës së Kosovës, Partia Socialdemokrate, anëtarët e LDK-së e PDK-së – komplet që me i mbajtë përgjegjës, sepse edhe një herë po them: nuk është çështje e një emri të presidentit. Nuk është çështje emri të presidentit. Çështja është që kjo i shërben këtij pushteti”, tha ai.