PSD i shtron tepihun e kuq në QKUK ministrit të shëndetësisë Rifat Latifit - NACIONALE

PSD i shtron tepihun e kuq në QKUK ministrit të shëndetësisë Rifat Latifit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një tepih i gjatë e i kuq është shtruar para njërës nga klinikat e QKUK-së. Ky tepih u shtrua nga Partia Socialdemokrate e cila sot ka zhvilluar sot një aktivitet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas PSD, QKUK është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit.

“Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve”, shkruan në komunikatën e PSD-së.“I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat”.

“Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve”.

“QKUK-ja është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit. Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve”, kanë deklaruar nga PSD-ja.

Nga PSD kanë kërkuar nga minitri Latifi që t’i ndalojë udhëtimet e t’i përkushtohet më shumë shëndetësisë kosovvare.

“I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat. Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve. Ministri i Shëndetësisë lobon për Liberalizim të Vizave”, tha Latifi.

Tutje sipas PSD-së çdo dy ditë largohet nga një mjek nga Kosova. Këta gjashtë muaj janë larguar 95. Deri në fund të vitit pritet që të largohen 200. “Ne nuk po shohim asnjë lëvizje serioze apo hapa konkret nga ana e Qeverisë për të adresuar këtë problem”./Nacionale.com./

Lajme të ngjashme