PSD del me komunikatë: U arrestuan gjashtë aktivistë, Gjykata Speciale është raciste
Partia Socialdemokrate ka dalë me komunikatë pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
PSD përmes një reagimi të publikuar në rrjete sociale, ka konfirmuar se janë arrestuar gjashtë aktivistë, duke përfshirë këtu kryetarin e partisë, Dardan Molliqaj.
“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.” – thuhet në njoftim.
PSD ka deklaruar se metodat frikësuese nuk do t’i ndalin, derisa Gjykatën Speciale e quajtuën “raciste”.
"Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë." - thuhet tutje.