PSD bëhet gati për protestë: “De facto e keni ba m***, de jure edhe ma m***” - NACIONALE

PSD bëhet gati për protestë: “De facto e keni ba m***, de jure edhe ma m***”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate duket se i ka bërë të gjitha përgatitjen për protestën e nesërme.

Së fundi, zyrtarët e kësaj partie, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi kanë publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen duke mbajtur në duar pankarta.

Nushi, mban në dorë një pankartë me “dy qershi”.

Ndërkaq, Krasniqi ka mbajtur në dorë një pankartë ku shkruan “De facto e keni ba m***, de juro e edhe ma m**”.

“Gati për nesër! Ora 14:00, Sheshi "Zahir Pajaziti" – shkruan krahas fotografisë së publikuar.

Lajme të ngjashme