“A po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën”, Molliqaj publikon një video të përballjes së aktivistëve me deputetët e VV-së
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video në të cilën aktivistët e kësaj partie shihen duke i pyetur deputetët e VV-së për Asociacionin.
“A po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën” – ishte pyetja e aktivistit ndaj tre deputetëve të VV-së, Mefail Bajqinovci, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj
“Shikojeni videon se si reagojnë deputetët e VV-së, dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, kur aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, i ballafaqon ata për dëmet që po ia bëjnë Kosovës, me pranimin e Asociacionit.” – është mbishkrimi i kësaj video.