Protestojnë serbët në Mitrovicë të Veriut për lirimin e Arsenijeviqit
Kryetari i Partisë ‘Demokracia Serbe’ është ndaluar për 48 orë nga policia kosovare pasi u ngarkua me veprën “ngacmim” pas protestimeve në formë të fishkëllimave ndaj zyrtarëve dhe autoriteteve shtetërore.
Disa dhjetëra serbë kanë protestuar para ndërtesës së stacioit policor në Mitrovicë të Veriut duke kërkuar lirimin e Arsenijeviqit.
“A shqetësohet BE-ja?”, ishte një nga parullat që protestuesit po mbajnë në dorë.
