Protestohet para KPK-së: Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës - NACIONALE

Protestohet para KPK-së: Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare “Qika” ka protestuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për rastin e vrasjes së Sebahet Morinës.

Vendimi i Kushtetueses kontestoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën për jetë.

Lidhur me këtë, “Qika” ka protestuar para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës” – ishte thirrja kryesore e këtij aktiviteti.

Ndryshe ditë më parë kjo organizatë ka protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë po ju sjellim fotografitë e bëra nga fotografi i Nacionales:

Lajme të ngjashme