“Protestë, grevë”: Behrami indinjohet pas sulmit të pushtetit ndaj medies
Nacionale dhe Persikopi dje ishin nën shënjestren e pushtetit, pasi përmes RTK-së u akuzuan se bashkëpunojnë me Serbinë.
Në lidhje me këtë akuzë, ka reaguar menjëherë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Në komunikatën e tyre në Facebook, ka komentuar Artan Behrami, moderator dhe analist.
Në komentin e tij, Behrami ka kërkuar protestë dhe grevë pas këtyre akuzave.
“Tybe me komunikata këta nuk ndalen pa ia zënë derën edhe Kryeministrit, edhe Presidentes. Protestë + Grevë!” – ka shkruar ai.