Lëndohen dhjetë policë nga protestat në Shqipëri - NACIONALE

Lëndohen dhjetë policë nga protestat në Shqipëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhjetë zyrtarë policor janë lënduar si rezultat i shpërthimit të molotovëve të hedhur nga protestuesit.

Njërit prej tyre i ka shpërthyer në këmbë, ndërsa kolegët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ka raportua Top Channel.

Të mbledhur në mbështetje të opozitës, protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.
Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.

“Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.”
- thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme