Protesta në Tiranë, Lushtaku: Le të bëhemi bashkë për të vërtetën, për atdheun, për UÇK-në - NACIONALE

Protesta në Tiranë, Lushtaku: Le të bëhemi bashkë për të vërtetën, për atdheun, për UÇK-në

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protestën e sotme në Tiranë.

Duke e postuar një fotografi të ish-themelueseve të UÇK-së në Tiranë, e cila ishte realizuar në vitin 1990, ai ka kërkuar që sot të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për të vërtetën e UÇK-së.

“Nesër, në Tiranë, kombi ynë bashkohet sërish, ashtu si dikur, me shpirtin e njëjtë që na udhëhoqi në ditët më të vështira të lirisë. 🇦🇱 Në këtë thirrje për drejtësi dhe dinjitet kombëtar, më kujtohet fotografia e vjetër me grupin e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendër të Tiranës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, një dëshmi e besimit tonë të palëkundur për liri e drejtësi. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të vërtetën, për atdheun, për drejtësinë, për UÇK-në!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme