Protesta në Serbi, kërkohet anulimi i zgjedhjeve që i fitoi Vuçiq - NACIONALE

Protesta në Serbi, kërkohet anulimi i zgjedhjeve që i fitoi Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të premten në Serbi është mbajtur protestë para Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën që të anulohen zgjedhjet që u mbajtën në dhjetor atje.

“Zëri i Amerikës” raporton se kundërshtarët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po kërkojnë anulimin e këtyre zgjedhjeve, pas raportimeve për parregullsi në shkallë të gjerë, kjo e thënë edhe nga vëzhgues lokal e ndërkombëtarë.

Qeveria akuzohet për organizimin e një mashtrimi në votimet e 17 dhjetorit, sidomos në Beograd.

Partia Përparimtare Serbe atje u zgjodh fituese dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjet hodhi poshtë ankesat e opozitës.

Ndërkohë, opozitari Redomir Lazoviq citohet të ketë thënë "kjo është një betejë e të gjithëve sepse të gjithë humbasin me këtë (keqpërdorim votash)”.

Po ashtu, mediumi raporton se rreth dy mijë protestues kanë kaluar pranë objektit të RTS-së, transmetuesit publik, duke e akuzuar për qëndrime pro qeveritare.

Lajme të ngjashme