Protesta në Prishtinë: Zëvendëskryeministrja e Kosovës ia kërcet valles për 1 maj - NACIONALE

Protesta në Prishtinë: Zëvendëskryeministrja e Kosovës ia kërcet valles për 1 maj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Derisa në Prishtinë u protestua gjithë ditën për Ditën e Punëtorëve dhe shkeljet që bëhen ndaj të drejtave të tyre, zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti, Emilija Rexhepi, “ia ka kërcitur” valles diku.

Partia e Re Demokratike e formuar nga vetë Rexhepi, ka publikuar pamje ku Rexhepi shihet duke vallëzuar.

Nuk dihet se ku është bërë kjo video, por shihet një numër i madh personash.

Ndryshe, një maji nisi fillimisht me një aksion nga Rinia Demokratike e Kosovës para objektit të Qeverisë.

Më pas, u zhvillua edhe një protestë e organizuar nga sindikatat dhe ku të pranisëhm ishin qindra punëtorë të sektorit privat e publik.

Një protestë tjetër është mbajtur gjatë ditës po ashtu me thirrjen: “Kapitalizmi është armiku ynë, ta zhbëjmë”.

Lajme të ngjashme