Protesta në MPJD, organizatorët: Po na shantazhojnë, kërcënojnë e frikësojnë - NACIONALE

Protesta në MPJD, organizatorët: Po na shantazhojnë, kërcënojnë e frikësojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shoqata e Sindikalistëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë protestuar sot para objektit të kësaj ministre për shkak që siç thonë ata, sulmeve, persioneve, kërcënimeve e shantazhit nga ana e udhëheqësve të këtij institucioni me rëndësi.

Organizatorët kanë kërkuar që të menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurtë – i pështatshëm për punë dhe mbrojtjen e integritetit fizik e moral të zyrtarëve. Shoqata Sindikalë kërkon që menjëherë të kthehet rendi kushtetues dhe ligjshmëria në shërbimin e jashtëm të kosovës. Të shfuqizohet rregullorja 1/2021 për rregullimin dhe sistematizimin në MPJ. Kërkojmë të nxjerret ligji i ri për shëbrimin e jashtëm, që ka qenë në plan. Të ndërpritet sulmi ndaj aktivitetit sindikal, gjegjësisht ndaj kryetarit Agron Maloku dhe të shfuqizohet vendimi për largimin e dhunshëm të tij dhe kolegëve të tjerë”, ka thënë njëri nga organizatorët.

Kujtojmë se vazhdimisht ka pasur kritika në drejtim të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Lajme të ngjashme