Protesta kundër Asociacionit: Qysh u përgjigjen dy deputetë të VV-së që ishin të pranishëm?
Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Armend Muja, ndodheshin fare pranë turmës që po protesonte të mërkurën kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndonëse nuk është protestë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e njëjta u organizua nga parlamenti studentor i UP-së, që udhëhiqet nga organizata e afërt me partinë në pushtet, “Studim, Kritikë, Veprim”.
Por në shesh, aty ku po mbahej protesta, ishin edhe dy deputetë të LVV-së, të cilët, i treguan gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, se a po i përkrahin këto thirrje, që në fakt, nuk dihej se kujt i drejtoheshin.
“Me ngu, me protestu, edhe me qëllimin që kanë dalë tjerët. I mbështesim, pajtohem me kërkesat e tyre. Qeveria nuk ka me bë, unë si anëtarë i Kuvendit nuk e votoj bërjen. Nuk ka nevojë meqenë kundër dikujt, ndaj individëve jo, as ndaj Qeverisë. Po parandalohet, sikur që ka ndodhë deri tash, parandalimi.” – tha z.Zyba.
Ndërkaq, deputet Muja e konsideron kënaqësi atë që studentët e thonë, derisa shkurt na foli rreth protestës.
“Ishte kënaqësi me këqyrë çka kanë studentët me thënë. Ekziston një strategji afatgjate e Serbisë, ndarja e Kosovës. E pashë në vitin 2006 e 2008, edhe atë kohë Serbia kish lypë Zajednicë. Çka nuk kemi pranu në vitin 2008, e kemi pranu pastaj.” – tha ai.