Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, policia maqedone bllokon kufirin Kosovë – RMV
Policia e Maqedonisë së Veriut ndërpreu krejtësisht qarkullimin e personave dhe automjeteve në kufirin me Kosovën, pas rënies së sistemit të regjistrimit të hyrje-daljeve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se situata shkaktoi "kolona të gjata" dhe rekomandoi përdorimin e pikave alternative kufitare Stançiq-Bellanovc ose Glloboqicë.
"Policia e RMV-së ka ndalur krejt qarkullimin — hyrje/daljet e personave, veturave dhe autobusëve," thuhet në njoftim.
Bllokimi filloi në orën 13:40. Qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat 045198000, 045198606 ose falas në 080050095.