Protesta e sotme, Hasani: Edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë mobilizuar - NACIONALE

Protesta e sotme, Hasani: Edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë mobilizuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur për mobilizim e madh për organizimin e protestës së sotme, e cila ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen në Hagë ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se për këtë protestë janë mobilizuar edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai ka thënë se për këtë protestë nuk është mobilizuar vetëm VV-ja.

“Po e shoh që Shqipëria është shumë e angazhuar në këtë drejtim, po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, drejtuesit politikë atje janë të angazhuar. Edhe këtu ka mjaft nga Aleanca, por edhe nga LDK që përfaqësojnë këtë çështje në takime me diplomatë të ndryshëm, për mbrojtjen e luftës dhe kundërshtimin e padrejtësive që po ndodhin”, ka thënë Hasani.

Lajme të ngjashme