Protesta e PSD-së: Pankarta me emrin e Thaçit, Veselit, Haradinajt e UÇK-së
Ka nisur protesta e organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar kështu Gjykatën Speciale. Nga kjo parti u tha se do të protestohet kundër kësaj gjykate, pas vendimit të marrë për Sali Mustafën.
E në sheshin Zahir Pajaziti shihen me qindra persona të mbledhur duke kundërshtuar kështu këtë Gjykatë. Protestuesit shihen me pankarta që mbajnë emrat e komandantëve të luftës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Naim Haradinaj e UÇK.

“Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, “Salih Mustafa”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet” janë vetëm disa nga parullat që protestuesit po i mbajnë në duar.

Protesta është thirrur pasi Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë kanë dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim.

Një dënim i tillë është konsideruar i padrejtë në Kosovës.

Më e ashpër ndaj këtij dënimi ka qenë partia e Dardan Molliqajt dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.