Protesta e policisë para Qeverisë, Çitaku: Pamje që dhemb deri në palcë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj protestës së sotme të njësisë speciale të Kosovës.
Ajo ka thënë se protesta e tyre është një pamje që dhemb deri në palcë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se ata që dje janë konsideruar heronj sot po protestojnë për realizimin e kërkesave më bazike.
“Pamje që dhemb deri në palcë. Heronjët me të cilët krenohemi, detyrohen të protestojnë për realizimin e kërkesave më bazike”, ka shkrua Çitaku.