Protesta e Njësisë Speciale, Abdixhiku: Heronjtë e veriut po poshtërohen nga Qeveria - NACIONALE

Protesta e Njësisë Speciale, Abdixhiku: Heronjtë e veriut po poshtërohen nga Qeveria

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj protestës së Njësitit Speciale Intervenues, e cila është mbajtur sot para ndertës se Qeverisë së Kosovës.

Ai ka bërë me dije se këta pjesëtarë po poshtërohen nga Qeveria e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është dëshpërues të shohësh njësinë më elitare të policë së Kosovës duke protestuar.

“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme