Protesta e komunave, Rama: A i vynë komunizmi këtij vendi? Kurti po do centralizimin e krejt proceseve
Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka folur për media gjatë protestës së komunave kundër pushtetit qendror të Vetëvendosjes.
Rama tha se Albin Kurti po synon “centralizimin e të gjitha proceseve” duke e quajtur si ndodhi komuniste.
“Nuk mundet ky me i centralizu të gjitha proceset. Ne e kemi provu këtë, ne kemi pasur komunizëm. Ai vyn komunizmi këtij vendi? Pse dëmtohen qytetarët që nuk e kanë votu Vetëvendosjen?,” tha ai.
“Buxhetet që janë marrë prej komunave dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët tanë. Kemi më pak rrugë, më pak shkolla, më pak hapësira publike. Të gjitha këto nevoja të qytetarëve tanë, që paguajnë taksa e paguajnë rrogat këtyre qeveritarëve mashtrues, që i bllokojnë komunat që s’kanë votu dikënd të partisë së tyre. Pra tendencë puro autokratike e diktatoriale, e ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne jemi për demokraci e jo autokraci. I falënderoj të gjithë qytetarëve që i janë bashku kësaj thirrje. 324 milionë euro fonde i janë marrë komunave, tete komuna në vitin 2023 nuk kanë pasur fare buxhet, shumë komuna janë në kolaps total. Është hipokrizi e demogagji totale, i përdorin institucionet kundër qytetarëve tonë,” tha ai.