Protesta e fermerëve, Haradinaj: Kjo qeveri armiqësore po godet direkt prodhuesin vendor - NACIONALE

Protesta e fermerëve, Haradinaj: Kjo qeveri armiqësore po godet direkt prodhuesin vendor

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi pas protestës së fermerëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se "pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë të dhimbshme dhe shqetësuese".

Ai akuzoi Qeverinë në detyrë se "me qasje armiqësore, po godet direkt prodhuesin vendor".

Haradinaj u bëri thirrje institucioneve t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara.

Lajme të ngjashme