Protesta e fermerëve, Haradinaj: Kjo qeveri armiqësore po godet direkt prodhuesin vendor
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi pas protestës së fermerëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se "pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë të dhimbshme dhe shqetësuese".
Ai akuzoi Qeverinë në detyrë se "me qasje armiqësore, po godet direkt prodhuesin vendor".
Haradinaj u bëri thirrje institucioneve t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara.