Promovohet libri për rezistencën e grave rome: Është dokumenti kulturor i parë për gratë rome - NACIONALE

Promovohet libri për rezistencën e grave rome: Është dokumenti kulturor i parë për gratë rome

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç njofton “Radio Romano Avazo”, sot është mbajtur promovimi i librit “Meloditë e rezistencës”, një libër që i kushtohet grave rome.

Në njoftim theksohet se gratë rome kanë qenë burime të pasurisë kulturore. Tutje, aty theksohet se ato kanë kontribuar në rrugën drejt ruajtues së trashëgimisë rome.

“Gjatë gjithë historisë së tyre, gratë rome kanë qenë burime të pasurisë kulturore dhe trashëgimisë së tyre të veçantë. Për vite me radhë, ato kanë qenë kujdestare të traditave, këngëve dhe historisë së tyre, duke ruajtur me kujdes identitetin dhe vlerat e tyre unike. Me guximin dhe rezistencën e tyre, gratë rome kanë shpalosur një imazh të fortë dhe të padiskutueshëm të komunitetit të tyre, duke kontribuar në pasurimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore jo vetëm të tyre, por edhe të botës së gjerë. Për këtë arsye, vlerësojmë dhe nderojmë rolin e tyre të jashtëzakonshëm dhe kontributin e tyre të paçmueshëm në rrugën drejt ruajtjes së trashëgimisë dhe promovimit të kulturës së tyre.” – shkruhet aty.

Lajme të ngjashme