Prokuroria zhvillon aksion në pesë komuna të vendit, dyshohet për kultivim të kanabisit
Në 13 lokacione për pesë komuna, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë është duke zhvilluar një aksion. Bëhet fjalë për komunat e Kosovës Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se janë duke u bastisur 13 lokacione ku dyshohet se ka plantacion të substancës së dyshuar narkotike të llojit Kanabis.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, tha Nikçi.