Prokuroria West mirëpret dënimin e "Ujkut": Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit - NACIONALE

Prokuroria West mirëpret dënimin e "Ujkut": Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kimberly West, prokurore në Dhomës e Specializuar, ka folur rreth dënimit të Pjetër Shalës, i njohur me nofkën “Ujku”, i cili u dënua për krime lufte me 18 vite burg.

West ka mirëpritur këtë dënim. Sipas prokurores, ky dënim është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit.

“Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si z.Shala që kishin shmangur më parë për disa vjet juridiksionin e gjykatave të Kosovës – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit...Dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të z. Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i akuzuari të vihet para përgjegjësisë” - njofton DhSK të ketë thënë West.

Lajme të ngjashme