Prokuroria Speciale nxjerr aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë - NACIONALE

Prokuroria Speciale nxjerr aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për “krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Kanë kryer vrasje, dëbim… shkatërrim dhe plaçkitje të pronës”, thuhet në aktakuzë.

Ngjarjet lidhen me periudhën 24-31 mars 1999 në Gjakovë.

“Janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 civilë”, sipas Prokurorisë.

Institucioni ka propozuar gjykim në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm.

“Prokuroria mbetet e përkushtuar… për sigurimin e drejtësisë për viktimat”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme