Prokuroria Speciale ngreh aktakuzë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq - NACIONALE

Prokuroria Speciale ngreh aktakuzë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj M.M në lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Sipas aktakuzës M.M akuzohet për “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Aty thuhet se M.M kishte kaosur personat zyrtarë, pas ndodhjes së vrasjes.

E plotë:

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehuri me inicialet M.M.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur kundër të pandehuri për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

Lajme të ngjashme