Prokuroria Speciale ndalon të dyshuarin V.N. për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot për ndalimin e personit me inicialet V.N., i cili dyshohet për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari po hetohet për dy vepra specifike penale: “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
Organi i akuzës ka sqaruar se veprimet hetimore janë ndërmarrë pas grumbullimit të provave fillestare dhe informatave operative, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Rasti është duke u trajtuar në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.
“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.