Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për Krime Lufte - NACIONALE

Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për Krime Lufte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar një person, i cili dyshohet për Krime Lufte kundër popullatës civile në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit, i njejti është ndaluar për 48 orë, dhe Brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.

E plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndalon një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale për krime lufte

Prishtinë, 27 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme