Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj NOA Energy Trade, thotë Mehmetaj
Kompania fantazmë që tregton energji elektrike – që s’dihet as ku i ka zyret, as gjë e gjallë mbi tokë për të, përpos që është ngritur ndër kompanitë me të hyrat dhe fitimet më të mëdha në vend, NOA Energy Trade, është bërë veçse subjekt hetimi nga Prokuroria Speciale.
Së paku kështu njoftoi “ekskluzivisht” gazetari Lirim Mehmetaj.
“Ekskluzive: Prokuroria Speciale i ka filluar zyrtarisht hetimet për kompaninë NOA Energy Tade... Me gjasë, aktualisht, mos me pas gazetarë në shtetin e Kosovës, s’kish pas shtet hiç”, shkroi Mehmetaj.