Prokuroria realizon aksione në punime rreth sigurisë e punëtorëve: Mbyllën shtatë vend punime
Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Inspektoratit të Punës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë kontrollues në 20 lokacione të ndryshme, përfshirë qytetet Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan.
Ky operacion , sipas Prokurorië, kishte për qëllim verifikimin e kushteve të sigurisë në vendin e punës, konkretisht në kantierët ku po zhvillohen punime për ndërtesa kolektive.
Objekt i kontrolleve ishin kompanitë kontraktuese, për të parë nëse ato po zbatojnë standardet e nevojshme që garantojnë shëndetin dhe jetën e punëtorëve.
"Nga ky aksion gjithëpërfshirës, me autorizimet e prokurorit të shtetit janë shoqëruar në stacionet policore personat përgjegjës të kompanive kontraktuese dhe si rrjedhojë janë mbyllur shtatë vend punime, dy (2) në qytetin e Pejës, tri (3) në Istog, një (1) në Klinë dhe një (1) në Deçan.
Gjithashtu, në raste ku ka pasur elemente të veprave penale janë iniciuar raste për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.
Përveç kësaj, janë njoftuar edhe institucionet relevante për ndërmarrjen e veprimeve ligjore dhe përpilimin e raporteve lidhur me lejet e këtyre objekteve, punime të kundërligjshme si dhe veprat tjera eventuale, për të cilat këto institucione duhet përpilojnë raporte për të gjeturat në këto ndërtime kolektive për t’i deponuar në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Vlen të potencohet fakti se në Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë periudhës gjashtë mujore janar- qershor 2025, janë pranuar gjithsej nëntëmbëdhjetë raste për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “, ku për fat të keq tre (3) punëtor kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, kurse në gjashtëmbëdhjetë (16) raste tjera kanë pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e tyre të punës." - thuhet ndër të tjera në njoftim.