Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin “Prona e Veternikut” - NACIONALE

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin “Prona e Veternikut”

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë me vlerë mbi 10 milionë euro në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”, gjatë hetimeve të zhvilluara më 13 tetor 2025.

Sipas njoftimit, është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm që përfshin rreth 7 hektarë tokë, ndërsa prokuroria ka kërkuar nga gjykata që kjo masë të mbetet në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kjo do të ndalojë çdo veprim si shitje, transferim, dhurim apo ngarkim të pronës në fjalë.

”Prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale. Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lajme të ngjashme