Prokuroria ndalon edhe një aktiviste që protestoi, thirret protestë para Prokurorisë në orën 17:00
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se pas arrestimit dhe ndaljes për 48 orë të aktivistes Neri Ferizi, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dërguar në mbajtje paraburgimi edhe aktivisten tjetër Anita Mjeku.
“Aktivistet feministe, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar në mbajtje 48 orë me urdhër të Prokurorisë. Ne e konsiderojmë si jolegjitime dhe të papranueshme, mbajtjen e aktivistes Ferizi dhe e lexojmë si tentativë të shtetit për ta heshtur rezistencën feministe në Kosovë:, thuhet në reagimin e Kolektivit që organizoi protestën e së enjtës, kundër vrasjeve të grave në Kosovë.
Mbajtja prej 48 orësh e dy aktivisteve ka shtyrë ata që për sot të thirret edhe një protestë, që do të mbahet në orën 17:00 para objektit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Në kundërshtim të mbajtjes së shoqeve tona në çeli dhe përndjekjen e aktivisteve tjera nga Prokuroria, ne iu ftojmë të na bashkangjiteni sot nga ora 17:00 në protestë pranë Prokurorisë së Shtetit për të kërkuar lirimin e Neri Ferizit dhe Anita Mjekut dhe mos-përndjekjen e aktivisteve feministe edhe nje aktiviste që protestoi, 48 orë në mbajtje”, thuhet në reagimin e Kolektivit.
Sipas një reagimi që e kanë publikuar në rrjete sociale thuhet se “Institucionet të cilat i lënë të lirë kriminelët burra që dhunojnë dhe kanosin gratë, nuk kanë legjimitet për të burgosur aktivistet që kundërshtojnë papërgjegjësitë institucionale që po i vrasin gratë”.