Prokuroria me deetaje për vrasjen nga pakujdesia të një personi në Deçan - NACIONALE

Prokuroria me deetaje për vrasjen nga pakujdesia të një personi në Deçan

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pas një ngjarjeje tragjike në bjeshkët e Komunës së Deçanit.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet fillestare, sigurimi i provave materiale dhe intervistimi i dëshmitarëve okularë, ekziston dyshimi se viktima ka humbur jetën si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit nga pakujdesia e të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa ekspertët e balistikës janë angazhuar për të sqaruar rrethanat e rastit.

Prokuroria bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme