Prokuroria lexon aktakuzën ndaj Shehollit për spiunazh dhe shantazh
Prokuroria ka lexuar aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh.
Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, Sheholli dyshohet se ka ndihmuar veprimtarinë e BIA-s, duke mbledhur dhe përcjellë informacione për aktivitetet politike, sigurinë dhe institucionet.
“Me këto veprime, i pandehuri Fatmir Sheholli, në vazhdimësi e ka kryer veprën penale ‘’Spiunazhi’’”, tha prokurori.
Në aktakuzë thuhet se ai dyshohet se ka zbatuar plan për ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit 2025.
Sheholli akuzohet për shantazh ndaj biznesmenit Arben Jetullahu, duke i kërkuar para nën kërcënimin e publikimit të materialeve komprometuese.