Prokuroria konfirmon aksionin në MPB: Arrestohen dy zyrtarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aksioni në MPB.
Janë arrestuar dy zyrtarë, sit ë dyshuar, dhe dy persona të tjerë në sektorin privat.
Kështu ka deklaruar Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë e Prishtinës.
“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-se. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, tha Shala.