Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin gjatë aksionit të anti-drogës në Pejë - NACIONALE

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin gjatë aksionit të anti-drogës në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë së bashku me njësitin e antidrogës të Policisë së Kosovës , kanë zhvilluan një aksion të madh anti-drogë, gjatë ditës së premte.

Në lidhje me këtë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u tha se janë në kërkim.

E sot, është mbajtur seanca dëgjimore, me ç’rast Prokuroria ka kërkuar paraburgimin për të dyshuarin, 49-vjeçarin.

Prokuroria ka njoftuar se i njëjti dyshohet për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lajme të ngjashme