Prokuroria flet për rastin e Podujevës, ku mbeten të plagosur tre persona
Në sheshin e Podujevës, nga të shtënat me armë siç e ka konfirmuar Policia e Kosovës janë plagosur tre persona, ndërsa për rastin ka folur edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë se kanë dalur në vendin e ngjarjës në për të udhëhequr veprimet hetimore.
“Lidhur me rastin ju njoftojmë se, pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Deri më tani këto informata i posedojmë. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Shala.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar, se tre person janë plagosur.
Ndërsa ka theksuar se rreth orërs 13:30 policia ka pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë
“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.