Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale refuzon t’i pranojë si fakte masakrat e Serbisë në Kosovë - NACIONALE

Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale refuzon t’i pranojë si fakte masakrat e Serbisë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Specializuar në Hagë, nuk është pajtuar me një listë krimesh të kryera nga Serbia në Kosovë, t’i pranojë si fakte, në procedurë.

Të gjitha ekipet mbrojtesëe të krerëve të UCK-së, bashkarisht kanë dërguar një listë prej 135 fakteve të nderlidhura me krimet e kryera nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Kjo listë përfshinte edhe detaje nga masakrat që kanë tronditur edhe botën perendimore, e mbi të cilat është vendosur edhe ndërhyrja e NATO-s kundër Serbisë, dhe në atë kohë pushtetit të Slobodan Millosheviqit.

Në këtë listë janë përmendur Masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz, Masakra e Recakut, Masakra në Cikatovë të Vjetër dhe Masakra e Mejës. Në një shkresë të ekipeve mbrojtjes, e publikuar në faqen e Gjykates Speciale, bëhet e ditur se Zyra e Prokurorisë së Specializuar, e drejtuar deri para pak ditësh nga Jack Smith, nuk është pajtuar me listën që fakton 135 masakra. “Me 10 nëntor 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka informuar Mbrojtjen se ajo nuk do të pajtohet me faktet e proporuzara nga propozimi i përbashkët i mbrojtjes”, thuhet në këtë shkresë.

Sa i përket shteteve deri më sot, vetëm Serbia dhe Rusia kanë mohuar publikisht masakrat në Kosovë, madje shpesh herë duke u përpjekur të akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se i kanë inskenuar për ta arsyetuar bombardimin e NATO-s.

Lajme të ngjashme