Prokuroria e Sllovenisë nuk i mohon hetimet, kërkohet shkarkimi i Martin Berishajt - NACIONALE

Prokuroria e Sllovenisë nuk i mohon hetimet, kërkohet shkarkimi i Martin Berishajt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artan Behrami, këshilltar i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka komentuar shkrimin e gazetës Nacionale, në të cilin raportohet se Prokuroria e Sllovenisë nuk i mohon hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presidentja Osmani tani urgjentisht duhet ta shkarkojë ambasadorin Berishaj.

Urgjentisht presidentja Osmani duhet ta shkarkojë Martin Berishajn, derisa kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë Donika Gërvallën. Prokuroria duhët të hetojë po ashtu origjinën e parave që kanë përfunduar në duart e Martin Berishajt. Sidomos pas konfirmimit të autoriteteve amerikane se Rusia ka shpërndarë para në Ballkanin Perëndimor!”, ka shkruar Behrami.

Martin Berishaj tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që në Kosovë po hetohet për raportim të rrejshëm të pasurisë. Për këtë, Agjencia Kundër-Korrupsion kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurori, pas raportimit nga gazeta Nacionale. Megjithatë, kjo nuk është çështja e vetme për të cilën Prokuroria po e heton Berishajn.

Lajme të ngjashme