Prokuroria e Shqipërisë fillon hetimet kundër Ilir Metës - NACIONALE

Prokuroria e Shqipërisë fillon hetimet kundër Ilir Metës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria kundër Krimit e Korrupsionit në Shqipëri, ka nisur hetimet ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Euroneës Albania ka siguruar shkresën ku SPAK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën.

Hetimi është nisur mbi bazën e dyshimit se ish-presidenti ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit, duke marrë shkas nga të dhënat publike që dolën disa javë më pare ku nga Autoriteti i Dosjeve hidheshin dyshime se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Për nevojë të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish-deputeti Ilir Meta”, thuhet në kërkesën e SPAK, që mban firmën e Arben Krajës.

Lajme të ngjashme