Prokuroria e Ferizajt ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje gjatë vitit 2024 - NACIONALE

Prokuroria e Ferizajt ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje gjatë vitit 2024

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ka ngritur 231 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024, ka pranuar 275 kallëzime penale kundër 275 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje

Ndërsa, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur dyqind e tridhjetë e një (231) akte akuzuese për veprën penale të dhunës në familje dhe dyqind e katërmbëdhjetë (214) viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe gjashtëdhjetë e një (61) të gjinisë mashkullore.

Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Lajme të ngjashme