Prokuroria autorizon Policinë për hetime pas tymit nga oxhaku i KEK-ut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për hetime lidhur me ndotjen e ajrit nga KEK-u në Obiliq.
Në një komunikatë për media, policia ka reaguar pas informacioneve dhe pamjeve që tregojnë ndotje të ajrit përmes tymit nga KEK-u.
“Prishtinë, 25 prill 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit.
Në lidhje me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.
Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.