Prokurorët rusë kërkojnë burgim të gjatë për basketbollisten amerikane - NACIONALE

Prokurorët rusë kërkojnë burgim të gjatë për basketbollisten amerikane

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurorët rusë kanë kërkuar që basketbollistja amerikane, Brittney Griner, të dënohet me nëntë vite e gjysmë burgim. Sidoqoftë, ajo mund të jetë pjesë e shkëmbimit të të burgosurve mes ShBA-së e Rusisë.

Prokurorët në gjykatë thanë se arrestimi i Griner-it nën akuzën për drogë është “i dëshmuar plotësisht” dhe kërkuan që ajo të mbahet në burg për gati një dekadë në një burg me siguri të lartë dhe të paguajë një gjobë të madhe.

Vendimi për basketbollisten e ndaluar pritet të merret të enjten në mbrëmje, tha avokatja e saj, Maria Blagovolina.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, tha para disa ditëve se vendi i tij i ka bërë një propozim Rusisë për ta siguruar lirimin e dy amerikanëve që po mbahen në ndalim në Rusi, përfshirë basketbollisten Griner.

Lajme të ngjashme